image Shtatë të 'paprekshmit' e Mourinhos - A është Kumbulla njëri prej tyre?

Futboll

Shtatë të ‘paprekshmit’ e Mourinhos – A është Kumbulla njëri prej tyre?

news image

José Mourinho po planifikon një rinovim të madh të skuadrës gjatë verës sipas raporteve nga Italia, transmeton Sinjali Sport.

Siç raporton ‘La Gazzetta dello Sport’, vetëm shtatë lojtarë në ekipin aktual janë të paprekshëm për ‘Special One’.

Rui Patricio, Leonardo Spinazzola, Chris Smalling, Henrikh Mkhitaryan, Sergio Oliveira, Lorenzo Pellegrini dhe Tammy Abraham janë shtatë të paprekshmit e Jose Mourinhos.

Mourinho do të kërkojë lëvizjen e përhershme të Oliveiras gjatë verës, gjersa do të kërkojë rinovimin e kontratave me këta gjashtë futbollistë të tjerë.

Çdo futbollist tjetër mund ta pësojë fati i largimit në verë, përfshirë këtu lojtarët si Marash Kumbulla e Nicolo Zaniolo.

/GazetaSinjaliSport/