image Shtatë të arrestuar në Sarandë, mes tyre 2 rusë për kontrabandë nafte

Rajon

Shtatë të arrestuar në Sarandë, mes tyre 2 rusë për kontrabandë nafte

news image

Shtatë persona janë arrestuar brenda 24 orëve nga policia e Sarandës për vepra të ndryshme penale. Mes tyre janë edhe dy shtetas rus, të cilët akuzohen për kontrabandë mallrash.

Policia thotë se dy rusët u arrestuan pasi ditën e djeshme në bashkëpunim kanë transportuar me jahtin e tyre në det (jashtë pikës doganore Sarandë) në vendin e quajtur “Berdenesh”, 1477 litra naftë, me qëllim që t’iu shmangeshin detyrimeve ligjore doganore.