Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona gjatë aksionit të sotëm “Brezovica”, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë këtij aksioni janë duke u bastisur rreth 10 lokacione, në mesin e tyre edhe disa zyra të ndryshme të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari.
“Po vazhdon aksioni i 21 dhjetorit, ku janë duke u bastisur disa lokacione. Aksioni është i shtrirë në 3 qytete, Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë. Bastisje janë duke u kryer edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, ka thënë Jashari.