image Shtatë persona vdesin nga COVID-19 në Mal të Zi, ky është bilanci i fundit

Rajon

Shtatë persona vdesin nga COVID-19 në Mal të Zi, ky është bilanci i fundit

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, 454 raste të reja me koronavirus u regjistruan në Malin e Zi dhe shtatë pacientë të tjerë vdiqën, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu, 409 persona të tjerë janë shëruar ndërsa, aktualisht janë 10.590 raste aktive të infeksionit.

556 njerëz kanë vdekur në Malin e Zi që nga fillimi i epidemisë.

Kurse, vetëm nga qershori 547 pacientë e kanë humbur betejën me virusin.

Ndërkaq, deri më tani janë regjistruar gjithsej 39.607 raste me koronavirus në Mal të Zi. /Gazeta Sinjali/