image SHSKUK: S'ka probleme me oksigjen në klinikat e QKUK-së

Shëndetësi

SHSKUK: S’ka probleme me oksigjen në klinikat e QKUK-së

news image

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) i ka hedhur poshtë raportimet për probleme me furnizim me oksigjen të pacientëve të infektuar me koronavirus që po trajtohen në Klinikën Mjekësinë Sportive.

“Nuk ka rrezikim të pacientëve në mjekësi sportive”, thotë SHSKUK përmes një reagimi dërguar mediave, shkruan Gazeta Sinjali.

“Në lidhje me raportimet e disa medieve se ka pasur probleme dhe rënie të sasisë së furnizimit me oksigjen në Objektin e Mjekësisë Sportive, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës njofton se furnizimi me oksigjen në klinikat e QKUK-së, përfshirë edhe këtë objekt është nën monitorim dhe mbikëqyrje të vazhdueshme nga ekipet e sektorit teknik dhe nuk ka pasur rrezikim të jetës së pacientëve”, thuhet tutje në reagimin e SHSKUK-së.

SHSKUK ka kërkuar nga mediet që “të jenë të kujdesshme dhe të mos kirjojnë panik në opinion”.

“SHSKUK siguron qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për trajtim profesional të pacientëve me COVID-19 dhe furnizimi me oksigjen në klinikë është stabil”, thuhet në fund të reagimit. /Gazeta Sinjali