image ShSKUK: Dy policët e lënduar nga aksidenti në veri pritet të lirohen nga spitali, tjetri do të operohet

Shëndetësi

ShSKUK: Dy policët e lënduar nga aksidenti në veri pritet të lirohen nga spitali, tjetri do të operohet

news image

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka dhënë një përditësim të ri mbi gjendjen shëndetësore të zyrtarëve policorë të cilët u lënduan pas vetaksidentit në veri të premten.

Sipas njoftimit nga ShSKUK, dy nga tre policët e lënduar në veri të Kosovës pritet të lirohen në shtëpi, pas tretmanit mjekësor që kanë marrë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Tutje, bëhet e ditur njëri prej policëve pritet të operohet në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale.

“Polici që është operuar si rast urgjent në kërcin e gjurit, në Klinikën e Ortopedisë, ka gjendje stabile shëndetësore dhe është në përkujdesje të stafit shëndetësor të kësaj klinike, pritet të lirohet gjatë ditës së nesërme. Ai ka marrë gjithë kujdesin e nevojshëm, kurse Klinika e Ortopedisë, për punën profesionale ka pranuar falënderim nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë e Kosovës, të cilët kanë përcjell edhe falenderimet e familjes së tij. Ndërsa rasti tjetër që është trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, pas trajtimit, pritet që gjatë ditës të lirohet në shtëpi, në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/