image SHSKUK del me njoftim për pacientët: Klinika Emergjente zhvendoset në hapësirat e Gjysmë Intensives së Kardiologjisë

Shëndetësi

SHSKUK del me njoftim për pacientët: Klinika Emergjente zhvendoset në hapësirat e Gjysmë Intensives së Kardiologjisë

news image

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se Klinika Emergjente është zhvendosur në hapësirat e Gjysmë Intensives së Kardiologjisë, shkaku i fillimit të renovimit të tërësishëm të hapësirave, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, SHKUK ka udhëzuar të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbime shëndetësore emergjente që të drejtohen tek ish-hapësirat e Gjysmë Intensives Kardiologjike, ku më parë ka qenë Mjekimi i vjetër Intensiv Qendror.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës-QKUK, njofton se për shkak të fillimit të renovimit të tërësishëm të hapësirave, Klinika Emergjente është zhvendosur në hapësirat e Gjysmë Intensives së Kardiologjisë.

Andaj, të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbime shëndetësore emergjente duhet të drejtohen tek ish-hapësirat e Gjysmë Intensives Kardiologjike, ku më parë ka qenë Mjekimi i vjetër Intensiv Qendror!”,thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/