Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se janë bllokuar 1,432 njësi të një produkti medicinal në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, në pritje të rezultateve të analizave laboratorike.
Sipas njoftimit, masa është ndërmarrë pas një raportimi nga farmacistja përgjegjëse e barnatores së spitalit, e cila ka ngritur dyshime se produkti “Compound Sodium Lactate Intravenous Infusion BP 500 ml” mund të mos jetë brenda specifikave të përcaktuara.
Pas këtij raportimi, Inspektorati Farmaceutik në bashkëpunim me AKPPM-në ka kryer inspektim më 17 qershor 2026, ku është verifikuar gjendja e produktit të dyshuar.
Me procesverbal të inspektimit është urdhëruar bllokimi i të gjitha njësive të produktit deri në përfundimin e analizave laboratorike dhe vlerësimeve profesionale nga institucionet kompetente.
Autoritetet kanë bërë të ditur se rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të analizave, ndërsa deri atëherë produkti mbetet i ndaluar për përdorim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!