image ShSKUK: 91 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme

Shëndetësi

ShSKUK: 91 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme

news image

91 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Në raportin e fundit të publikuar nga ShSKUK, bëhet e ditur se 22 prej tyre janë të infektuar me COVID-19, 55 në oksigjeno-terapi, si dhe një në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në QKUK, 78 pacientë të shtrirë, 12 prej tyre COVID-19 pozitivë
– Klinika Infektive, 31 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 46 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme, 13 pacientë, 10 prej tyre Covid-19 pozitivë, 8 me oksigjeno-terapi
– Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
– Spitali i Vushtrrrisë, 1 pacient
– Spitali i Gjilanit, 10 pacientë./Gazeta Sinjali/