Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 9 pacientë nga Shqipëria po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, transmeton Gazeta Sinjali.
Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 61 pacientë, prej tyre 18 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv mjekësor, në gjendje të rënduar.
Spitali i Prizrenit, Spitali i Vushtrrisë dhe Spitali i Gjilanit, nuk kanë pacientë me Covid-19.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19
Klinika Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 3 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Numri i pacientëve sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid
Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë.