image Kjo është gjendja me COVID-19 në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale

Kosovë

Kjo është gjendja me COVID-19 në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet rajonale

news image

Shërbimi Spitalor i Kosovës ka njoftuar se, aktualisht, në QKUK po trajtohen 613 pacientë, prej tyre 415 persona janë të konfirmuar me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 15 persona ndodhen në respirator. Ndërkohë, janë 423 të tjerë me oksigjenoterapi dhe 33 me CPAP.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur tetë persona si pasojë e COVID-19.

Tutje, IKSHPK ka bërë të ditur se, janë konfirmuar edhe 109 raste të reja me këtë virus.

Sipas këtij instituti, brenda këtij intervali kohor janë shëruar 454 pacientë, të cilët ishin të prekur me koronavirus./Gazeta Sinjali/