Zyrtarja e lartë me origjinë shqiptare, Arba Kokalari, është zgjedhur si zv/presidente e Paralamentit Evropian për Partitë Popullore.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kokalari, përmes rrjeteve sociale, transmeton Gazeta Sinjali.
Ajo ka thënë se do të jetë një prej raportueseve përgjegjëse në krye të udhëheqjes së Bashkimit Europian për Stambollin.
Me emërimin në këtë post, 32-vjeçarja është edhe eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Evropian.
Arba Kokalari është shqiptaro-suedeze dhe jeton në Stokholm. Ajo ka lindur në qytetin e Tiranës më 27 nëntor 1986.
Kujtojmë se Kokolari ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë së Moderuar./Gazeta Sinjali/