image Shqiptari që po mahnitë amerikanët me kos e ushqime tradicionale

Botë

SHBA/ Shqiptari që po mahnitë amerikanët me kos e ushqime tradicionale

news image

Bledar Istrefi u largua nga Shqipëria bashkë me familjen e tij pasi fitoi lotarinë amerikane.

Ai ka rreth 13 vite që nuk është kthyer në Shqipëri, që prej ditës që është larguar. Pa asnjë njohuri mbi gjuhën angleze, ai u punësua fillimisht në një restorant Italian si pjata larës dhe më pas si ndihmës kuzhinier. Në fillimet e tij ai mendonte që nuk do i’a dilte në Amerikë dhe do të rikthehej në Shqipëri shumë shpejt. Pas disa vitesh pune të lodhshme, dhe me orare të zgjatura, ai vendosi të realizojë ëndrrën e tij dhe të ndërtojë restorantin e tij.

Restoranti i tij frekuentohet nga amerikanë dhe turistë të shumtë në shtetin e Filadeflias. Shef Bledari zgjedh të realizojë kombinime interesante në menu, duke ndërthurur menunë italiane dhe atë tradicionale shqiptare. Tava e dheut, tavë kosi, apo edhe gatime të tjera tradicionale ai zgjedh të servirë klientëve amerikanë, të cilët nuk i kanë provuar më parë kurrë këto receta. Për të shmangur refuzimin në fillim, pasi përbërësit janë kryesisht të brendshme qengji, apo viçi, tru, apo mish koke, ai nuk tregon kurrë përbëresit e recetës.

Pasi i’a servir ai tregon përbërësit, dhe në shumicën e rasteve amerikanë befasohen nga shija e recetave tradicionale shqiptare. Në restorantin e tij ai ka të punësuar disa shqiptarë dhe amerikanë./Gazeta Sinjali/