image Shqiptari nga Kosova nga 28 nëntori do të jetë drejtor në “AstraZeneca”

Shëndetësi

Shqiptari nga Kosova nga 28 nëntori do të jetë drejtor në “AstraZeneca”

news image

Arbër Shehu, shqiptari nga Kosova nga 28 nëntori do të jetë drejtor për Onkologji në kompaninë farmaceutike dhe bioteknologjike britaniko-suedeze, AstraZeneca.

Shehu në emisionin “Oxygen” tregoi se ishte vetë kompania ajo që i ka shprehur interesimin për shërbimet e tij.

“Njëra prej tyre ka qenë si drejtor në AstraZeneca për Onkologji, për marrëdhënie mjekësore.Ka qenë një periudhë e gjatë e rekrutimit, mirëpo prej 28 nëntorit i kam thënë se do të jem drejtor në AstraZeneca për Onkologji”, është shprehur Shehu.

Tutje, ai tregoi edhe për atë se vendimet e tij i merr në bazë të intuitës.

“Ajo ndoshta si rezultat që dikush lexon, dikush ka eksperienca, dikush jetësore, dikush e ka babain që i tregon, unë s’e kam pasur fatin ta kem por unë e kam pasur fatin t’i kem dajallarët në Amerikë dhe prej fillimit ata kanë qenë baza që ma kanë dhënë atë shijen e Amerikës”, është shprehur Shehu.

Kujtojmë se kompania AstraZeneca është njëra nga kompanitë farmaceutike që e ka prodhuar njërën nga vaksinat më të suksesshme në botë kundër virusit COVID-19.

/GazetaSinjali/