image Shqiptari në burgun grek telefonon në emision live, tregon torturat që po përjetojnë nga policia

Rajon

Siguri/ Shqiptari në burgun grek telefonon në emision live, tregon torturat që po përjetojnë nga policia

news image

Një i burgosur shqiptar në një burg të sigurisë së lartë të Greqisë që nuk ka dashur të identifikohet ka folur sot në emisionin ‘Shqipëria Live’ dhe ka treguar se në burgjet greke ka dhunë e racizëm, sidomos ndaj shqiptarëve.

I burgosuri nga Dibra tha se është dënuar për një grabitje.

Ai nënvizoi se është i bindur nga rastet që ka parë me sytë e tij në burgun grek, se edhe rasti i të riut nga Shkodra në burgun francez, Mentor Rexha është vrasje, jo vetëvrasje.

I prekur nga kronika televizive që ai ka parë për familjen e shkodranit që humbi jetën në burgun francez, i dënuari në Greqi ka kontribuar me një shumë simbolike për kthimin e trupit të tij në atdhe.

Prej sa kohësh në burg?

Kam 12 vjet në burg

Për cfarë jeni dënuar?

Për një grabitje

Si trajtoheni atje?

Varet si sillesh në përgjithësi, sipas rrethanave. Në probleme e paguan.

Ka raste që ju keqtrajtojnë?

Unë personalisht kam shenja në trup, ata me maska me elektroshok e me të gjitha.

Edhe kur silleni mirë?

Ishte një rast kohët e fundit në burgun e sigurisë së lartë, ndodhi dicka, e paguam të gjithë, erdhën e na vunë armën në kokë brenda në qeli, që nuk lejohet që jemi në burg e të vijë të na vejë armën në kokë e të na vënë shkelmën në stomak. Edhe Mentor Rexhën e kanë vrarë jam i bindur se i bëjnë këto gjëra.

Pashë nënën e atij të shkretit dhe më erdhi keq se edhe unë njeri me ndienja jam.

Ju keni dhënë një kontribut për familjen e Mentorit?

Nuk është nevoja ta themi prap. Unë po them që e kanë drejtpërsëdrejti me ne shqiptarët./Gazeta Sinjali/