Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap me kokainë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari kishte marrë një fëmijë 3-vjeçar për të hequr dyshimet e policisë, ndërkohë që do të takonte një klient për t`ia shitur drogën.
Por policia e Venecias mbërriti në vendin e takimit përpara se të bëhej shkëmbimi i lëndës narkotike.
Sapo ka parë policinë, shqiptari ka tentuar të hedhë një celuar, por u ndalua menjëherë. Na çantë ai kishte 400 euro dhe disa doza kokaine.
Më pas policia i kontrolli edhe banesën, ku iu gjetën doza të tjera kokainë dhe 36 euro.
Pas arrestimit shqiptari u dërgua në burgun e Venecias./Sinjali/