image Shqiptari i njohur si “Maradona” del nga burgu në Belgjikë pas marrëveshjes milionëshe

Evropë

Shqiptari i njohur si “Maradona” del nga burgu në Belgjikë pas marrëveshjes milionëshe

news image

Një shtetas shqiptar i njohur me nofkën “Maradona” është liruar nga burgu në Belgjikë pas arritjes së një marrëveshjeje për pranim paraprak të fajësisë në një rast të madh trafiku droge.

Sipas mediave të huaja, ai ka pranuar akuzat dhe është pajtuar për një dënim prej pesë vitesh burg, nga të cilat dy vite efektive, si dhe pagesën e 1.5 milionë eurove në favor të shtetit belg.

Pas miratimit të marrëveshjes nga gjykata, ai është liruar menjëherë, pasi kishte kaluar tashmë dy vjet në paraburgim në Turqi dhe Belgjikë.

Autoritetet belge e lidhin atë me një organizatë kriminale ndërkombëtare të trafikut të kokainës, ku dyshohet se ka pasur rol kyç në shpërndarjen dhe mbledhjen e parave brenda rrjetit.

Ai është i njohur prej vitesh për përfshirje në aktivitete kriminale dhe më herët ka qenë i dënuar edhe në vitin 2010 për trafik droge në Evropë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/