Policia italiane vuri në pranga një shqiptar në Abruzzo, pasi goditi një moldave 12 herë me thikë në bark dhe pjesë të tjera të trupit.
Mes 28-vjeçarit shqiptar Roland Bushi dhe 33-vjeçares moldave sipas medieve italiane dyshohet se kishte një romancë, ndërsa pas sherrit i riu e qëlloi mizorisht me thikë duke e plagosur rëndë.
Ngjarja ndodhi në kopshtin e shtëpisë ku e plagosura jeton me motrën dhe nënën e saj, ndërkohë që mediet italiane shkruajnë se qeni i moldaves për ta mbrojtur iu sul duke kafshuar shqiptarin.
33-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa shqiptari akuzohet për tentativë vrasje.