image Ish-i burgosuri e fiton çështjen me shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, merr mijëra euro dëmshpërblim

Vendimi/ Ish-i burgosuri e fiton çështjen me shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, merr mijëra euro dëmshpërblim

news image

Arben Stazimiri, ish-i burgosur shqiptar e ka fituar në Gjykatën e Strasburgut çështjen ndaj shtetit shqiptar pasi është trajtuar në mënyrë çnjerëzore. Sipas vendimit, ai tani duhet të dëmshpërblehet me 15 mijë euro.

Shqiptari u dënua për sulmin me thikë ndaj mjekut Ali Refatllari, ish-shef i kardiokirurgjisë në QSUT, përcjell Gazeta Sinjali.

Vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në favor të tij është shfaqur në faqen zyrtare të këtij institucioni. Strazimiri atë kohë pretendoi se kishte probleme mendore ndërsa u tha se e qëlloi mjekun pas debateve të bëra, si rebelim për vdekjen e një të afërmi të tij.

Ai u arrestua dhe dënua për ngjarjen, por sipas Strasburgut, Shqipëria duhet t’ia paguajë një shumë prej 15 mijë eurosh si dëmshpërblim për trajtimin çnjerëzor në burg.

Në vendimin e publikuar thuhet se Strazimiri është mbajtur në një burg, ndërkohë që duhej të mbahej në spital psikiatrik.

Gjykata nuk e mori parasysh kërkesën e bërë nga avokati mbrojtës dhe ai u mbyll në burg të zakonshëm. Por më pas, ai vendosi ta çojë në Strasburg këtë çështje duke e fituar tashmë.

“Gjykata vendosi që Shqipëria do të paguajë ndaj ankuesit 15,000 euro (EUR) dhe 2,500 euro në lidhje me kostot dhe shpenzimet e gjyqit”, thuhet në vendimin e gjykatës europiane për të Drejtat e Njeriut. /Gazeta Sinjali/

foto galeri
foto galeri
foto galeri