Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka deklaruar për mediumet në Shqipëri se ata janë duke u ankuar te faktori ndërkombëtar për fshirjen e shqiptarëve nga regjistri civil, veprime këto që janë duke u realizuar nga autoritetet serbe, raporton Sinjali.
Sinani ka thënë se një numër i madh i banorëve të Luginës, të cilët jetojnë në komunën e Gjilanit dhe komunën e Preshevës janë fshirë nga regjistri civil dhe tani nuk gëzojnë asnjë të drejtë si shtetas të Serbisë.
Ajo po ashtu ka akuzuar Qeverinë e Serbisë se është duke kryer spastrim etnik.
“E kemi paraqitur këtë problem tek faktori ndërkombëtar, i cili vepron në Beograd dhe poashtu e kemi paraqitur edhe tek faktori politik si në Tiranë dhe Prishtinë. Njerëzve po u mohet e drejta elementare përkundër se paguajnë taksa kanë pronat e tyre. Është spastrim etnik në heshtje. Ka filluar me Medvegjën dhe ka vazhduar me Bujanocin kurse tani ka filluar edhe me Malësinë e Preshevës.
Ende nuk i kemi shifrat e sakta për ata të cilët janë fshirë nga regjistri civil domethënë ata sipas autoriteteve serbe nuk ekzistojnë tani. Një numër i madh jetojnë në komunën e Gjilanit dhe Fushë Kosovës”, është shprehur ajo. /GazetaSinjali/