image Shqiptarët në Podgoricë nuk arrijnë të fitojnë ulëse në Kuvend

Politikë

Shqiptarët në Podgoricë nuk arrijnë të fitojnë ulëse në Kuvend

news image

Në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën me 23 tetor në Malin e Zi, asnjë përfaqësues shqiptarë nuk ka arritur të marr votat që të përfaqësoi shqiptarët në Kuvendin Komunal të Pordgoricës, raporton Gazeta Sinjali.

Për zgjedhjet komunale në kryeqytetin e Malit të Zi subjekti kombëtar Alternativa Shqiptare ishte në koalicion me URA-n, ku URA fitoi 6,4 për qind.

Por situata mund të ndryshoi pas rezultateve përfundimtare.

Agron Camaj, bartësi i listës nga Alternativa Shqiptare për Podgoricën tha për Gazetën Sinjali, se shqiptarët nuk fituan asnjë ulëse në Kuvendin Komunal të Podgoricës.

Ai tregoi se po presin rezultat zyrtare, duke shpresuar se do të jetë këshilltarë nëse shkon një përfaqësues në pozitë nga partneri i koalicionit URA.

/GazetaSinjali/