Ka shkuar në 11 numri i personave të arrestuar nga autoritetet greke për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Ditën e hënë gjatë një operacioni në zonën e Ilias, pranë lumit Ladanos, policia greke vuri në pranga 6 persona të cilët u kapën për një parcelë kanabisi ku kishte më shumë se 500 fidanë, mes të arrestuarve ishin edhe dy shqiptarë.
Ndërkohë operacioni ka vijuar edhe përgjatë ditës së djeshme, ku kanë rënë në pranga 5 persona të tjerë, mes tyre dhe një shqiptar.
Prej disa muajsh autoritetet helene kanë dhënë alarmin se mafia shqiptare po përdor malet greke për kultivimin e lëndëve narkotike, raporton abcnews.al.
Vetëm një muaj më parë u gjet një plantacion i madh kanabisi në malin e Olimpit, ku “kokat” e trafikut ishin me origjinë shqiptare.
Për këto operacione përveç Policisë, autoritetet greke kanë përdorur edhe forcat zjarrfikëse si dhe helikopterë për shkak të terrenit shumë të vështirë.