image Shqiptarët e Luginës vendosin flamurin kuq e zi në institucione, por çfarë thotë Ligji i Serbisë për Simbolet  

Rajon

Shqiptarët e Luginës vendosin flamurin kuq e zi në institucione, por çfarë thotë Ligji i Serbisë për Simbolet  

news image

Me rastin e shënimit të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë  edhe shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegj kanë vendosur flamuj kombëtar në institucionet Publike të cilat i udhëheqin.

Pos vendosjes së flamurit kombëtar në ndërtesën e Komunës së Preshevës e Bujanocit, në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar, flamuri kuq e zi është vendosur edhe në godinën e Shtëpisë së Kulturës e Tetarit të Qytetit të Preshevës “Avdulla Krashnica”.

Ja si e rregullon Ligji për paraqitjen e simbolit, flamurit dhe himnit të Serbisë Neni 8 (“Gazeta Zyrtare RS”, br. 36/2009) rregulli për vendosjen e stemës, pra flamurit të një shteti të huaj thotë:

Stema ose flamuri i një shteti të huaj mund të shfaqet në Republikën e Serbisë vetëm me stemën ose flamurin e Republikës së Serbisë, përveç nëse përcaktohet ndryshe nga një traktat ndërkombëtar i konfirmuar.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shtëpisë së Kulturës “Avdulla Krashnica” dhe Tetarit të Qytetit të Preshevës Kujtim Sadriu ka publikuar pamje nga vendosje e flamurit kuq e zi në ndërtesën që e drejton.

Po ashtu ka shkruar në profilin e tij se: Sot më 28 Nëntor 2022, në Ditën e Flamurit dhe të 110 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në festën tonë kombëtare, krahas flamurit shtetëror e vendosa flamurin tonë kombëtar, gjithnjë duke u thirr me ligjet e shtetit.

Më taj Sadriu ka theksuar se bazuar në Nenin 8, Ligji për paraqitjen e simbolit, flamurit dhe himnit të Serbisë (“Gazeta Zyrtare RS”, br. 36/2009) rregulli për vendosjen e stemës, pra flamurit të një shteti të huaj thotë: Stema ose flamuri i një shteti të huaj mund të shfaqet në Republikën e Serbisë vetëm me stemën ose flamurin e Republikës së Serbisë, përveç nëse përcaktohet ndryshe nga një traktat ndërkombëtar i konfirmuar.

“Urime festa e flamurit dhe 110 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Uroj që të mbizotëroj paqja mes popujve”, ka shkruar Sadriu.

/GazetaSinjali/