image Shqiptarët e burgosur në Itali transferohen në Shqipëri

Botë

Botë/ Shqiptarët e burgosur në Itali transferohen në Shqipëri

news image

Shtetasit shqiptarë që vuajnë dënime në burgjet italiane do të transferohen në Shqipëri.

Vendimi është bërë i ditur nga kryeministri i Italisë, Guiseppe Conte gjatë konferencës së përbashkët në Romë me homologun shqiptar Edi Rama.

Conte theksoi se është arritur një marrëveshje midis dy shteteve për këtë çështje dhe transferimi i të burgosurve shqiptarë ka nisur tashmë.

Kryeministri italian theksoi se në vijim do të ketë edhe transferime të tjera të të burgosurve nga Italia për në Shqipëri./Gazeta Sinjali/