image Shqiptarët bllokohen në Kurshumli të Serbisë, dyshohet se serbët kanë vendosur barrikada (FOTO)

Kosovë

Shqiptarët bllokohen në Kurshumli të Serbisë, dyshohet se serbët kanë vendosur barrikada (FOTO)

news image

Për shkak të zgjedhjes të kryetarëve shqiptarë në katë komunat veriore, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok e Zveçna, serbët lokalë janë duke protestuar duke e kundërshtuar zgjedhjen e tyre. E protesta ka eskaluar tash e sa javë ku protestuesit kanë sulmuar me shok bomba gazetarët shqiptarë.

Gjendja në mes dy shteteve vazhdon të jetë e tensionuar edhe pas arrestimit të tre policëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe.

Protesta është zgjeruar edhe në lokacione të tjera ku së fundmi dyshohet se janë vendosur barrikada në Kurshumli të Serbisë, ku janë bllokuar autobusët e Kosovës dhe Shqipërisë.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale shihen disa nga udhëtarët shqiptarë të cilët kanë dalë jashtë veturave të tyre, e disa të tjerë u panë teksa u kthyen nga erdhën.

Pak më herët Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të bëjnë kujdes për ata që janë duke udhëtar drejt Kosovës nëpër territorin e Serbisë, pasi që në pikat kufitare Jarinjë dhe Merdare është bllokuar qarkullimi për shkak të bllokadës nga serbët.

/GazetaSinjali/