image Shqipëria u godit 5 herë nga tërmeti mbrëmë

Shqipëri

Shqipëria u godit 5 herë nga tërmeti mbrëmë

news image

Saktësisht 5 goditje tërmeti janë regjistruar gjatë natës në Shqipëri, të cilat epiqendrën e kanë pasur në Detin Adriatik.

Lëkundjet kanë pasur magnituda të ndryshme ku lëkundja më e fuqishme ka qenë me magnitudë 4.6 të shkallës rihter, e shënuar pak pas mesnate.

Sipas mediave në Shqipëri, lëkundjet e tjera ishin me magnituda: 3.6; 2.6; 2.6; 4.2.

Lëkundja më e fuqishme raportohet se kishte thellësi 10 km dhe u ndje në disa qytete si Durrës, Tiranë, Shkodër, Lezhë dhe Laç./Gazeta Sinjali/