Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar marrëveshjet e arritura në ditën e dytë të samitit të Ohrit.
Tri shtetet kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për luftën kundër evazionit fiskal, për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe atë kulturor, shkruan Gazeta Sinjali.
Së pari nënshkruan udhëheqësit e vendeve, kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Ndryshe, nga natyra e marrëveshjeve dhe memorandumeve, ministrat respektivë të këtyre vendeve vendosën nënshkrimet e tyre në marrëveshjet e reja.