image Shqipëria rikthen industrinë ushtarake: Miratohen kushtet për prodhimin e mjeteve për Forcat e Armatosura

Shqipëri

Shqipëria rikthen industrinë ushtarake: Miratohen kushtet për prodhimin e mjeteve për Forcat e Armatosura

news image

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka njoftuar se Këshilli i Ministrave ka miratuar kushtet për nisjen e prodhimit të mjeteve ushtarake dhe atyre për emergjenca civile, në shërbim të Forcave të Armatosura dhe sigurisë kombëtare, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Vengu theksoi rëndësinë strategjike të këtij vendimi.

“Hedhim një tjetër hap të rëndësishëm drejt rikthimit të industrisë ushtarake shqiptare si një faktor modern dhe i besueshëm, në shërbim të Forcave të Armatosura, Mbrojtjes civile dhe sigurisë kombëtare.”

Sipas ministrit, prodhimi do të realizohet përmes krijimit të një shoqërie të përbashkët mes shoqërisë shtetërore të prodhimit ushtarak “KAYO” sh.a dhe partnerëve privatë, duke hapur rrugën për zhvillimin e një infrastrukture moderne dhe të qëndrueshme në këtë sektor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/