image Shqipëria rikrijon Forcën Rezervë Ushtarake

Shqipëri

Shqipëria rikrijon Forcën Rezervë Ushtarake

news image

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka njoftuar se qeveria ka kaluar projektligjin për rikrijimin e Forcës Rezerviste të Shqipërisë.

Ai ka thënë se ky vendim ka ardhur si pasojë e situatës globale, por edhe si një plotësim i standardeve të NATO-s, raporton A2CNN.

“Ka lindur nevoja që të krijojmë forcën rezerviste. Kjo i jep mundësi ushtarakëve aktivë, që kanë vendosur për arsye të ndryshme që të zhvillojnë karrierën në privat, i japim mundësinë të rikthehen në Forcat e Armatosura me misione specifike dhe të japin kontributin e tyre për misione specifike me detyrime gjithashtu që mund të mbulojnë misione paqeruajtëse apo në rajon.

Ne synojmë që fillim fillimviti i ri të na gjejë duke hedhur hapat e para drejt krijimit të Forcës Rezerviste. Kemi një mbështetje dhe një paketë financiare dhe të konsiderueshme prej 15.5 milionë euro për këtë forcë. Në këtë mënyrë kthehemi sipas standardeve të NATO-s”, ka potencuar Vengu.

/GazetaSinjali/