image Shqipëria publikon bilancin 24 orësh të viktimave dhe të infektuarve me COVID-19

Shqipëri

Shqipëria publikon bilancin 24 orësh të viktimave dhe të infektuarve me COVID-19

news image

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar sot për 5 vdekje dhe 123 raste të reja me koronavirus në Shqipëri (120 ishin një ditë më parë).

Numri total i të infektuarve me virusin vdekjeprurës ka arritur në 5 mijë e 519, me Tiranën që kryeson me 1 mijë e 285 të sëmurë.

Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bëri publike shifrat e reja rreth situatës së koronavirusit. Siç ka njoftuar ajo, situata epidemiologjike paraqitet me rritje të numrit të të prekurve nga COVID-19 dhe me shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Rastet e reja janë konfirmuar në qytetet: 59 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 11 në Fier, 10 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, Mat, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, Kukës, Berat, Kamëz, nga 1 rast në Devoll, Elbasan, Has, Vlorë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

57 pacientë janë shëruar sot, duke e çuar numrin e atyre që kanë mposhtur virusin në 3 mijë e 18 persona. /Gazeta Sinjali