image Shqipëria pranon afër 75 mijë doza të vaksinës Pfizer

Shqipëri

Shqipëria pranon afër 75 mijë doza të vaksinës Pfizer

news image

Në Shqipëri kanë arritur edhe 74,880 mijë doza të vaksinës Pfizer, transmeton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 2.571,840 vaksina antiCOVID.

”Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer,  pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, ka shkruar ajo në Facebook. /Gazeta Sinjali/