Amerika i ka dhuruar Shqipërisë 3 mijë e 500 komplete testimi për koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një njoftimi në Facebook.
Nga ambasada kanë thënë se këto komplete testimi testimi janë pjesë e kontributit të përgjithshëm Amerikan për të mbështetur reagimin e Shqipërisë ndaj COVID-19.
“3.500 komplete testimi për COVID të financuara nga qeveria amerikane, kanë mbërritur në Shqipëri dhe janë dorëzuar në ISHP! Këto komplete testimi janë pjesë e kontributit të përgjithshëm Amerikan për të mbështetur reagimin e Shqipërisë ndaj COVID-19. Duke punuar me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë këto komplete testimi do të ndihmojnë në zbulimin e rasteve si dhe gjurmimin e rasteve te lidhura me to”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/