image Shqipëria mposhtet nga Ukraina 2:1, humb shansin për promovim në Ligën A

Futboll

Shqipëria mposhtet nga Ukraina 2:1, humb shansin për promovim në Ligën A

news image

Kombëtarja e futbollit të Shqipërisë për femra ka pësuar disfatë me rezultat 2:1 ndaj Ukrainës, në ndeshjen e zhvilluar të premten mbrëma në kuadër të raundit të pestë të Grupit 4 të Ligës B në Ligën e Kombeve të UEFA-s. Takimi u luajt në stadiumin “Gradski stadion Varazhdin” në Kroaci.

Shqipëria kaloi në epërsi herët në ndeshje me golin e Fortesa Berishës në minutën e 10-të. Megjithatë, vetëm nëntë minuta më vonë, Olha Ovdiychuk barazoi rezultatin për Ukrainën. Goli i fitores për ukrainaset u shënua nga Olha Basanska në minutën e 41-të, duke i siguruar ekipit të saj tri pikë të rëndësishme.

Me këtë humbje, Shqipëria e humbi përfundimisht mundësinë për t’u promovuar në Ligën A. Aktualisht, skuadra renditet në vendin e tretë me gjashtë pikë, ndërsa Ukraina kryeson grupin me 13 pikë.

Ndeshjen e fundit të fazës grupore, Shqipëria do ta zhvillojë kundër Çekisë më 3 qershor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/