image Shqipëria merr presidencën e Nismës Adriatiko-Joniane

Shqipëri

Shqipëria merr presidencën e Nismës Adriatiko-Joniane

news image

Shqipëria zyrtarisht ka marrë Presidencën një vjeçare të Nismës Adriatiko-Joniane/EUSAIR, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ku tha se ndjehet e lumtur që do të jenë në të njëjtën linjë për sa i përket prioriteteve dhe vendosmërisë për të rritur bashkëpunimin rajonal, mr një fokus të veçantë tek të rinjtë e Shqipërisë.

“Për mua, për Shqipërinë kjo me të vërtetë është një rastësi e bukur sepse Tirana është shpallur Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022, që do të thotë se ne kemi një mundësi shumë të mirë për krijuar sinergji dhe për të promovuar projekte dhe iniciativa prej të cilave do të përfitojnë të rinjtë në të gjithë vendet tona”.

Tutje, Xhaçka ka thënë se investimi tek të rinjtë është investimi më i mirë dhe më i qëndrueshëm drejt objektivit të rëndësishëm strategjik të kësaj nisme, integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

“Kështu që dua t’ju falënderoj të gjithëve dhe në fund do tëdoja të ftoja të gjithë miqtë dhe kolegët tanë të punojnë ngushtë së bashku dhe të shfrytëzojnë sa më mirë këtë mundësi në mënyrë që NAJ-EUSAIR të realizojë potencialin e saj përtej rolit që ka pasur deri më tani, si një vendtakim për dialog politik”, është shprehur Xhaçka. /Gazeta Sinjali/