image Shqipëria me kapacitetin e plotë sonte ndaj Moldavisë, shiten të gjitha biletat në "Air Albania"

Futboll

Shqipëria me kapacitetin e plotë sonte ndaj Moldavisë, shiten të gjitha biletat në “Air Albania”

news image

Kombëtarja shqiptare do të debutojë në shtëpi mbrëmjen e sotme, pasi do të luajë kundër Moldavisë në “Air Albania” në orën 20:45 ndeshjen e dytë në grup.

Kuqezinjtë synojnë kualifikimin në fazën finale të Kampionatit Europian 2024 dhe ndonëse skuadra humbi ndeshjen e parë të grupit përballë favoritëve të Polonisë, loja dhe paraqitja e Shqipërisë në fushë dha shumë shpresë.

Këtë gjë e kanë kuptuar më së miri edhe tifozët kuqezi, që si gjithmonë janë të shumtë në përkrahje të ekipit kombëtarë. Kur kanë mbetur edhe pak orë nga fillimi i sfidë, FSHF njofton se janë shitur të gjitha biletat për këtë takim dhe stadiumi ndaj Moldavisë do të jetë plot e përplot.

/GazetaSinjaliSport/