image Shqipëria goditet sërish nga tërmeti

Rajon/ Shqipëria goditet sërish nga tërmeti

news image

Para pak minutash një tjetër tërmet ka goditur Shqipërinë, raporton Gazeta Sinjali.

Raportohet se epiqendra e tërmetit ishte në Shetaj, Qarku i Durrësit, me magnitudë 4.8 shkallë të Rihterit.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar apo dëme materiale.

Së fundmi Shqipëria është goditur nga tërmete të njëpasnjëshme. Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë mbi 50 persona të vdekur dhe qindra të lënduar. Në mesin e të vdekurve ishin edhe dy kosovarë nga Gjilani. /Gazeta Sinjali/