image Shqipëria fiton ndaj Hungarisë nëpërmjet golit fantastik të Brojës, ëndërron botërorin “Katar 2022”

Futboll

Shqipëria fiton ndaj Hungarisë nëpërmjet golit fantastik të Brojës, ëndërron botërorin “Katar 2022”

news image

Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në kualifikimet për kampionatin botëror “Katar 2022”, shkruan Sinjali Sport.

Shqipëria e mposhti minimalisht Hungarinë me rezultat 1-0, në Elbasan Arena.

Kuqezinjtë dominuan takimin mirëpo golin e gjetën tek në fund të ndeshjes me anë të talentit më të madh të tyre, Armando Brojën, që realizoi një supergol në minutën e 87-të.

Me këtë fitore kombëtarja kuq e zi ngritët në pozitën e dytë me 9 pikë, dy me shumë se Polonia e Hungaria.

Për në botëror tutje kualifikohen vetëm pozitat e para, por edhe pozitat e dyta më të mirat.

Selektori Reja do ëndërrojë të kualifikojë Shqipërinë për herë të parë në një kampionat të botës, ku gjasat janë reale.

/Gazeta Sinjali Sporti/