image Shqipëria dhe SHBA thellojnë bashkëpunimin ushtarak në takimet e Pentagonit

Shqipëri

Shqipëria dhe SHBA thellojnë bashkëpunimin ushtarak në takimet e Pentagonit

news image

Në Pentagon u zhvilluan konsultime dypalëshe në fushën e mbrojtjes ndërmjet delegacioneve të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me fokus forcimin e bashkëpunimit strategjik dhe çështjet e sigurisë.

Delegacioni shqiptar u udhëhoq nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ndërsa delegacioni amerikan nga Alton Buland, Zëvendësndihmës i Sekretarit të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe NATO-n.

Gjatë takimeve, palët diskutuan mbi zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e mbrojtjes, sfidat aktuale të sigurisë dhe angazhimet e përbashkëta në kuadër të aleancës euroatlantike.

Pas takimit, ministri Nufi theksoi se Shqipëria dhe SHBA-ja janë të vendosura të vazhdojnë përpjekjet për forcimin e partneritetit strategjik në të gjitha dimensionet. Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.

Takimet në Pentagon konsiderohen një hap i rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve të mbrojtjes mes dy vendeve aleate.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/