image Shqipëria dënon sulmet ndaj policisë në veri të Kosovës

Shqipëri

Shqipëria dënon sulmet ndaj policisë në veri të Kosovës

news image

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, e ka dënuar sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi në Twitter ministria tha se këto sulme rrezikojnë që të krijojnë tensione në rajon, përcjell Gazeta Sinjali.

Shqipëria dënon sulmet ndaj policisë në veri të Kosovës. Këto sulme kriminale rrezikojnë të krijojnë tensione në Kosovë dhe gjithë rajonin në një moment shumë delikat për sigurinë e rajonit dhe Evropës në tërësi”, thuhet në postim.

Ministria gjithashtu bëri thirrje që këto sulme të hetohen urgjentisht dhe autorët të vihen para drejtësisë.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dënuar ashpër atë që e ka cilësuar “sulm të dhunshëm ndaj një patrulle të Policisë së Kosovës në Komunën e Zubin Potokut”, në orët e hershme të 15 prillit.

Para pak orësh edhe kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka dënuar sulmet ndaj policëve në veri të Kosovës.

/GazetaSinjali/