image Shqipëri/ Vritet i riu për shkak të pronës, të dyshuar kushërinjtë e tij

Shqipëri

Shqipëri/ Vritet i riu për shkak të pronës, të dyshuar kushërinjtë e tij

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Garunjas të Lushnjës, ku një sherr për motive pronësie mes disa të afërmve ka përfunduar në mënyrë tragjike.

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pasi dyshohet se u qëlluan me armë nga kushërinjtë e tyre.

Viktima është 30-vjeçari Romeo Hasalla, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur babai i tij Shuaip Hasalla 65 vjeç, dhe dy vëllezërit Emiljano Hasalla dhe Laert Hasalla, 31 vjeç.

Policia ka shpallur në kërkim dy autorët, vëllezërit Kastriot Hasalla dhe Afrim Hasalla.

/GazetaSinjali/