Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 284 raste pozitive me koronavirus. Në raportimin ditor të rasteve Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se kjo shifër është pas 827 testime të kryera.
Me numrin më të madh të të infektuarve prin Tirana, që ka 170 qytetarë pozitivë me COVID-19 në 24 orë, derisa 24 raste janë shënuar në Fier, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, nga 8 qytetarë në Sarandë, Berat, nga 6 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Divjakë, Himarë, nga 4 qytetarë në Kamëz, Roskovec, 3 ne Peqin, nga 2 qytetarë në Vorë, Lushnje, Poliçan, nga 1 qytetar në Pukë, Krujë, Kavajë, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë.
Nisur nga rritja e shifrave, ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë vaksinimin anti-covid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Janë 1,840 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Ndërsa, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 18 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 88 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,740 që nga fillimi i pandemisë.