image Shqipëri: Ndalohen 8 emigrantë të paligjshëm, shoferi arratiset

Shqipëri

Shqipëri: Ndalohen 8 emigrantë të paligjshëm, shoferi arratiset

news image

Në kuadër të përpjekjeve për goditjen e trafikut të paligjshëm të emigrantëve, Policia e Korçës zhvilloi operacionin e koduar “Plloça”, shkruan Gazeta Sinjali.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme lokalizuan një automjet që transportonte emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës.

Drejtuesi i mjetit, pasi pa praninë e Policisë, shtoi shpejtësinë, përplasi automjetin me barrierën anësore dhe më pas u largua me këmbë në zonë malore.

Policia arriti të ndalojë 8 emigrantët, ndërsa shoferi, shtetasi K. F. alias K. P., 26 vjeç nga Maliqi, është shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/