image Shqipëri: Avokati i Popullit, 2 vjet pa mandat, 84 votat në parlament mbajnë peng emrin e ri

Shqipëri

Shqipëri: Avokati i Popullit, 2 vjet pa mandat, 84 votat në parlament mbajnë peng emrin e ri

news image

Edhe pse kanë kaluar 2 vjet nga përfundimi i mandatit, avokati i ri i popullit në Shqipëri ende nuk është zgjedhur në Parlament. Shkak për këtë është bërë mungesa e konsensusit politik mes palëve.

84 votat e nevojshme kanë mbajtur peng zgjedhjen e avokatit të ri të popullit edhe pse kanë kaluar 2 vjet nga përfundimi i mandatit të Erinda Ballancës.

Dy grupet më të mëdha parlamentare janë ende larg gjetjes së një konsensusi që do të dërgonte në Parlament emrat për t’u votuar për postin e një prej institucioneve më të rëndësishme për të drejtat e njeriut.

Pas rikthimit në muaj mars të normalitetit në Kuvend të Shqipërisë, mes socialistëve dhe demokratëve nuk ka pasur diskutime për votimin e emrit të ri të Avokatit të Popullit, e për këtë gjasat që të ndodhë këtë sesion politik që mbyllet në korrik janë të pakta.

Pas rrëzimit në seancë plenare të emrit të Ledio Brahos në dhjetor të 2022-shit, procesi nisi sërish dhe aktualisht në Kuvend qëndrojnë emrat e 7 kandidatëve të cilët kanë siguruar mbështetjen e 28 deputetëve të Kuvendit shqiptar.

Emra të cilët pritet të kalojnë në seancë plenare për t’u votuar, e nëse nuk ndodhë, atëherë procesi duhet të nisë nga fillimi për herë të tretë.

/GazetaSinjali/