image Shqipëri/ Abuzoi seksualisht me 12-vjeçaren, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë

Shqipëri

Shqipëri/ Abuzoi seksualisht me 12-vjeçaren, arrestohet 39-vjeçari në Kavajë

news image

Një person në Kavajë është arrestuar pasi që dyshohet se ka abuzuar seksualisht të miturën 12 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë arrestuar në flagrancë të dyshuarin me iniciale I.C., për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ‘Marrëdhenie seksuale ose homoseksuale me të mitur’, të shtetasit I. C., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një shtetas të mitur 12 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë./GazetaSinjali/