Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka bërë të ditur se tetë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, si dhe janë shënuar 326 raste të reja të infektimit me këtë virus.
Në njoftimin e kësaj ministrie, thuhet se janë shëruar edhe 206 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195 mijë e 629 që nga fillimi i pandemisë.
Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri ka arritur në 204 mijë e 627, ndërsa të vdekur janë 3,152 persona./GazetaSinjali/