image Shqipëri: 37-vjeçari që vrau babanë, nuk pendohet për krimin e kryer

Shqipëri

Shqipëri: 37-vjeçari që vrau babanë, nuk pendohet për krimin e kryer

news image

Mariglen Muhametaj, 37-vjeçari që vrau babanë dy ditë më parë nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin e rëndë që tronditi Mallakastrën.

Burime konfidenciale nga policia e Ballshit, ku ka qëndruar për pak kohë, Mariglen Muhametaj, autori i ngjarjes së rëndë të Greshicës, bëjnë me dije, se gjatë qëndrimit për pak kohë këtu, nuk ka shfaqur shenja pendese.

Mësohet se ai ka riprodhuar gjithë skenën e krimit paqësisht para ekspertëve të policisë, si të ishte një ngjarje e zakonshme.

Të njëjtat burime thonë se 37-vjeçari nuk ka shprehur shenja keqardhje për vrasjen e të atit. Gjë që ka treguar edhe njëherë probleme të shëndetit të tij mendor.

Aktualisht Mariglen Muhametaj është në pritje të masës së sigurisë për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit në fshatin Greshicë të Mallakastrës. Mariglen Muhametaj, goditi me sende të forta në kokë, babain e tij 73-vjeçar, Qemal Muhametaj. Si pasojë e goditjes i ati ndërroi jetë në vend, ndërsa 37-vjeçari u arratis. Ai u arrestua pas disa orësh kërkimesh nga policia.

/GazetaSinjali/