image Selimi për fjalët e Gërvallës: Rexha do të kthehet e do të flasë vetë, shumë pikëpyetjeve do t’ju vihet pika

Politikë

Selimi për fjalët e Gërvallës: Rexha do të kthehet e do të flasë vetë, shumë pikëpyetjeve do t’ju vihet pika

news image

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Mehmeti Selimi, gruaja e Rexhep Selimit i cili është i paraburgosur në Hagë, ka reaguar ndaj disa shkrimeve për të cilat ajo thotë se “Rexha do të flasë vetë, atëherë shumë kur pikëpyetjeve do t’ju vendoset pika“.

Kujtojmë se para pak ditëve, u raportua për disa shkrime të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ku ajo kishte thënë për Rexhep Selimin se ky i fundit është figurë e botës së krimit.

“Po i lexoj e po i dëgjoj aty-këtu disa thirrje në adresën time se po u dashka të reagoj sa herë përmendet emri i Rexhep Selimit në opinion. Për më tepër po kërkohet nga unë t’i komentoj edhe disa postime të viteve të kaluara”, ka shkruar Selimi.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të deputetes Mehmeti Selimi:

Po i lexoj e po i dëgjoj aty-këtu disa thirrje në adresën time se po u dashka të reagoj sa herë përmendet emri i Rexhep Selimit në opinion.

Për më tepër po kërkohet nga unë t’i komentoj edhe disa postime të viteve të kaluara!

Ato shkrime e postime të vjetra, që së fundi u bën aktuale, i ka parë edhe vet Rexha sa ishte në Kosovë, por nuk i ka vlerësuar aq me vlerë e as aq të rëndësishme sa t’i replikonte e t’i komentonte.

Prandaj unë sot nuk kam nevojë t’ua rris vlerën atyre postimeve.

Rexhep Selimi nuk është në atë gjendje sa te ketë nevojë ta mbrojë bashkëshortja e tij. Atë e mbron e drejta, emri dhe vepra e tij. Ai nuk ka nevojë ta mbroj unë e as të flas në emër të tij.

Nëse ka nevojë, unë do ta bëj me shumë vullnet dhe me krenari. Por, Rexha do të kthehet dhe do të flas vetë, e atëherë shumë pikëpyetjeve do t’ju vihet pika.

Në ndërkohë unë do të vazhdoj të kryej me nder dhe krenari detyrën dhe mandatin që ma kanë dhënë votuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

/GazetaSinjali/