image Shqetësuese, mbingarkohet QKUK-ja me pacientë, vetëm edhe 100 shtretër të lirë për të infektuarit me COVID-19

Shëndetësi

Shqetësuese, mbingarkohet QKUK-ja me pacientë, vetëm edhe 100 shtretër të lirë për të infektuarit me COVID-19

news image

Vetëm edhe 100 shtretër të lirë janë në dispozicion për pacientët e infektuar me COVID-19 në QKUK.

U.D., drejtoresha në Klinikën Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha ka thënë se në SHSKUK janë të hospitalizuar 598 pacientë.

Në gjendje të rëndë shëndetësore janë 43 pacientë me respiratorë,

IKSHPK ka njoftuar se sot në vendin tonë janë konfirmuar edhe 276 raste të reja me COVID-19, numri më i madh i konfirmuar deri më tash që nga fillimi i pandemisë.

Si pasojë e virusit korona, brenda 24-orëve të fundit kanë ndërruar jetë 8 pacientë. /Gazeta Sinjali/