image Shqetësuese, gati 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Shqetësuese, gati 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

news image

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 934 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe janë kryer 1,748 testime, ndërsa janë shëruar 454 pacientë.

Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 30 mijë e 488 raste me COVID-19, ku 20 mijë e 448 prej tyre janë shëruar dhe 9 mijë 59 raste të tjera janë aktive. /Gazeta Sinjali/