image Shpronësimet për Autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, shqyrtohet në Qeveri propozimi përfundimtar

Politikë

Shpronësimet për Autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, shqyrtohet në Qeveri propozimi përfundimtar

news image

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku në rend dite janë 21 pika për shqyrtim.

Një prej tyre është edhe për shpronësimet e pronave për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim shtesë për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi I Projektit: Ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.”

Për këtë projekt, Kurti u deklarua të premten, duke thënë se po shkon drejt përfundimit.

“Autostrada Prishtinë-Gjilan po shkon drejt përfundimit. Mbi 75% të punimeve deri në fshatin Bresalc janë finalizuar. Është ndarë buxheti për vazhdimin e saj deri te Dheu i Bardhë. Jemi të vetëdijshëm për vonesat, por edhe jemi të vendosur që puna të ecë e të përfundojë me cilësinë e duhur dhe sa më pare”, ka shkruar Kurti në Facebook.

/GazetaSinjali/